Shkatërrohet celula xhihadiste në Itali, arrestohen 4 shqiptarë nga Kosova

Katër shqiptarë nga Kosova, mes të cilëve dhe një minoren, janë arrestuar për terrorizëm gjatë natës në Itali, në një operacion të përbashkët të policisë italiane dhe karabinierëve.

Të personat e arrestuar janë me leje të rregullt qëndrimi në Itali. Operacioni është koordinuar nga Drejtoria Rajonale e Antimafais e Antiterrorizmit të qytetit të Venecias.

Gjatë natës janë kryer dhe kontrolle në 12 banesa, 10 prej të cilave në qendrën historike të Venecias, një banesë është kontrolluar në qytetin e Mestre e një në Trevizo, raportojnë mediat lokale.

Operacioni për shkatërrimin e kësaj celulë xhihadiste ka nisur pas hetimit të aktivitetit radikal fetar të anëtarëve të saj si dhe të vendeve që ata frekuentonin. Në operacion ka marrë pjesë dhe reparti i Policisë shkencore si dhe grupi i forcave speciale.