VIDEO+FOTO/ Tirana- Zrinjski Mostar, rezultati dhe statistikat e pjesës së parë

Tirana po luan në “Air Albania” ndaj Zrinjskit sfidën e parë të vlefshme për turin e dytë të Ligës së Konferencës.

Sapo është  mbyllur pjesa e parë, me avantazhin e miqve 1-0.

Bardheblutë janë ndëshkuar në minutën e 12-të me penallti.

Limaj gabon në largimin e topit nga zona duke goditur Jukiç dhe gjyqtari nuk heziton të bëjë shenjë nga pika e bardhë.

Bilbija gjuan në të majtën e Bekajt, i cili gjen krahun, por nuk ndal dot sferën që përfundon në rrjetë.

Më pas nuk ka më ndryshim në rezultat, teksa në tabelën e mëposhtme mund të shihni statistikat e 45 minutave të para.