Cavani, i hapur për një kalim te Villarreali

Edinson Cavani aktualisht është pa skuadër, pas përfundimit të kontratës me Manchester United.

“Nëndetësja e Verdhë” është e gatshme ta afrojë lojtarin. 

Nëse e trabnsferon, Villarreali nuk do të paguajë asnjë qindarkë në arkat e ndonjë klubi.

Ajo që duhet të bëjnë ish-kampionët e Europa League është që të përkujdesen për pagën e lojtarit, pasi sulmuesi uruguaian kërkon një rrogë të lartë.