Vala e të nxehtit: Si ta mbani shtëpinë tuaj të freskët

Ka temperatura ekstreme në pjesën më të madhe të Evropës. Rreziku më i madh për shëndetin vjen nga nxehtësia brenda shtëpive ku jetojnë njerëzit - kështu që si mund të mbahen ato të freskëta? Në BBC disa këshilla:

1. Lëreni të hyjë, ajrin e ftohtë

Shtëpitë në Mbretërinë e Bashkuar janë krijuar për të mbajtur ajrin e ngrohtë.

Për të lejuar sa më shumë ajër të ftohtë të jetë e mundur, hapni dritaret gjatë natës ose, nëse shqetësoheni për sigurinë, hapini për disa orë në mëngjes herët ose para gjumit, kur temperatura e ajrit është më e ulët.

2. Krijoni korentet e ajrit

Hapni dritaret në anët e kundërta të shtëpisë, për të lejuar ajrin e nxehtë të dalë jashtë dhe të ftohtin të hyjë- hapni dhe çdo dritare të papafingos, ku ajri i nxehtë ngrihet.

Në banesa, të cilat mund të kenë dritare vetëm nga njëra anë, hapni derën e përparme dhe përdorni një ventilator për të inkurajuar korentin e ajrit.

3. Mbani jashtë shtëpisë ajrin e nxehtë dhe rrezet e diellit direkte

Para se të rriten temperaturat, mbyllini të gjitha dritaret, dyert e jashtme, blindat dhe perdet.

Dr Anna Mavrogianni, e cila hulumton ndërtimin e qëndrueshëm dhe dizajnin urban në University College London, këshillon gjithashtu të largoheni nga dritaret për të shmangur nxehtësinë e drejtpërdrejtë.

4. Përdorni një ftohës

Ndryshe nga vendet me temperatura të larta të shpeshta, shumica e shtëpive në Mbretërinë e Bashkuar nuk kanë ajër të kondicionuar.

Për të përhapur ajrin e ftohtë përreth shtëpisë, vendosni një tas me akull përpara një ventilatori elektrik.

5. Kufizoni aktivitetet me nxehtësi

Shmangeni gatimin që kërkon një kohë të gjatë dhe përdorimin e pajisjeve elektrike që prodhojnë nxehtësi.

Lodhja nga nxehtësia mund të shkaktohet edhe nga lagështia e lartë - lagështia në ajër - kështu:

- bëni dush më të shkurtër dhe më të ftohtë

- fshij ujin e tepërt nga sipërfaqet

- nxirrini bimët e brendshme, jashtë

6. Gjeni një hapësirë tjetër me freski

Ndërtesat e zyrave ose zonat publike si qendrat sportive ose bibliotekat mund të jenë më të freskëta.

Autoritetet vendore mund të tregojnë ku janë hapësirat ku qytetarët mund të qëndrojnë të qetë. psh, zyra e kryebashkiakut të Londrës ka krijuar një hartë.