'Akuzat e Prokurorit të Antimafias Italiane i mishëron Veliaj, bashkia çerdhe e pastrimit të parave'

Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari, në një postim në ‘Facebook’ ka reaguar në lidhje me deklaratën e Prokurorit të Antimafias Italiane, Nicola Gratteri.

Prokurori i Antimafias Italiane, Gratteri duke folur në diplomimin e tij ‘Honoris Causa’ në Universitetin Politeknik të Marche, ka dhënë komente edhe për Shqipërinë.

Në fjalën e tij, Gratteri shprehet se mafia shqiptare është fuqizuar shumë vitet e fundit, pasi qeveria në Shqipëri është e korruptuar deri në kokë.

Braimllari ka denoncuar lidhjet e Erion Veliajt me mafian dhe cilësoi se Bashkia e Tiranës është kthyer në çerdhe e pastrimit të parave.

Postimi i Braimllarit:

Bashkia Tirane çerdhe e pastrimit te parave.

Prokurori i Antimafias Italiane Nicola Gratteri e thote qarte: Mafia Shqiptare eshte fuqizuar pasi qeveria eshte e korruptuar koke e kembe.

Eshte e qarte krimi i organizuar bashkepunon me qeverine per te pastruar parate dhe nepermjete saj merr mbeshtetje.

Nje nder skemat e pastrimit te parave eshte bashkia e Tiranes me ndertimet.

Bashkia e Tiranes eshte kthyer ne çerdhe te pastrimit te parave.