Joe Jonas dhe Sophie Turner bëhen prindër për herë të dytë, vjen në jetë një vajzë

Çifti i njohur i showbizit, Joe Jonas dhe Sophie Turner janë bërë prindër për herë të dytë. Këngëtari i njohur dhe aktorja e "Game of Thrones" janë bërë sërish prindër të një vajzë, fiks dy vjet pasi vajza e tyre e parë erdhi në jetë, ndërkohë që lajmi i ëmbël nuk është bërë ende i ditur nga vetë artistët, por nga përfaqësuesit e dyshes për “People”.

“Joe dhe Sophie janë të lumtur të njoftojnë ardhjen e vajzës së tyre”, kanë shkruar përfaqësuesit e tyre në një njoftim të shkurtër.

Kujtojmë që çifti i famshëm u bekua për herë të parë me një vajzë në korrik të 2020, të cilën e quajtën Willa. Ndërkohë emrin e vajzës së dytë nuk e kanë zbuluar ende, po ashtu edhe portretin e saj dhe për këtë mesa duket duhet të presim edhe disa ditë.