Ja cili ministër e shoqëron deputetin në gjendje të rëndë

Deputeti i LSI Gjovali Kadeli është nisur me urgjencë jashtë shtetit për të marrë ndihmë mjekësore për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.

Sikurse njoftuam më herët, Syri.net mëson gjithashtu se deputeti Kadeli shoqërohej nga ministri i Drejtësisë Petrit Vasili deri në aeroportin "Nënë Tereza".

Të njëjtat burime nga QSUT bëjnë me dije për Syri.net se deputeti i LSI është nisur drejt Italisë me avion sanitar rreth orës 22:00.

Gjovalin Kadeli ka qenë i shtruar prej disa ditësh në QSUT, por gjendja e tij u përkeqësua mbrëmjen e sotme. /SYRI.ne/