Zbulohet shënjestra e celulës terroriste në Shqipëri, kush është numri dy i MEK që i rrezikohej jeta

Zbulohet shënjestra e celulës terroriste, që po planifikonte një sulm ndaj anëtarëve të MEK, të vendosur në zonën e Manzës, në Shqipëri.

Në dosjen hetimore për celulën terroriste, zbulohet se shënjestër e sulmit ishte numri dy i MEK, shtetasi Mehdi Abrischamchi, i njohur ndryshe si Bahman Tehrani.

SPAK po kryen hetime prej katër vitesh për një celulë, që po planifikonte sulm ndaj MEK në Shqipëri. Më 2019 godit një celulë terroriste. Rezulton se celula terroriste me shumë gjasë do të kishte në shënjestër numrin 2 të MEK, Mehdi Abrishamshi.

Sipas të dhënave të SPAK, rezulton se ai ka qëndruar në Shqipëri për një kohë të gjatë, ku dyshohet se ai mund të ishte në shënjestër të celulës.

Rezulton se celula terroriste kishte në përbërje të saj jo vetëm anëtarë të Gardës iranian, por edhe ish-anëtarë të MEK, që dyshohet se jepnin informacion.

Sipas të dhënave të hetimit, rezulton se anëtarët e celulës bënin vëzhgime të anëtarëve të MEK në Shqipëri.