Ali Ahmeti: Sot ngadhnjeu Maqedonia europiane, ardhmëria, shpresa!
Nga Ali Ahmeti, kryetar i "Bashkimit Demokratik për Integrim" në Maqedoninë e Veriut.
Maqedonia e Veriut nuk është Ukrainë dhe Europa nuk është Rusi për të dalë në protesta, udhëheqësi i opozitës me bluzë të gjelbër si një "wannabe Zelenski" nga Ali Ekspresi.
Dhe ashtu siç edhe pritej, forcat regresive në shërbim të agjendave të huaja dështuan dhe qytetarët nuk i përkrahën.
Sot ngadhnjeu Maqedonia europiane dhe forcat progresive në vend, sot ngadhnjeu bashkëjetesa, ardhmëria dhe shpresa.
Urime qytetarë, urime vendit.
Kthim prapa s'ka!