Pas pesë vitesh mungesë, Adele vjen me një projekt të madh, jashtë muzikës

Prestigjozja britanike “The Sun” ka konfirmuar së fundmi se ylli i muzikës, Adele po vjen me një projekt të madh.

Dhe jo nuk ka lidhje me muzikën. Autorja e hitit “Hello” do të realizojë një dokumentar mbi jetën dhe karrierën e saj. Në këtë dëshmi mbi jetën e këngëtares do të përfshihen edhe koncertet e anulluara në Las Vegas, për të cilat Adele u shpreh e “turpëruar” me fansat. Burime për gazetën shprehen se ka nisur puna për dokumentarin.

“Adele ndjen se ajo i zhgënjeu disi fansat me mënyrën se si kanë kaluar 12 muajt e fundit, veçanërisht shtyrja në minutën e fundit të koncerteve të saj në Las Vegas, dhe e sheh këtë si një mënyrë për të kompensuar këtë,”-shprehen të njëjtat burime.

Ndonëse prej vitesh ndodhet në skenat më të mëdha botërore, shumë pak dimë për jetën e saj personale. Projekti personal do të shfaqë 360 gradë jetë e këngëtares dhe rrugën e gjatë drejt emrit që ka sot.

Ndërkaq më 1 korrik, ylli britanik i popit, Adele, performoi në ‘Hyde Park’, Londër, që shënoi koncertin e saj të parë në pesë vjet.

Ky nuk do të ishte koncerti i parë i këngëtares nëse në janar ajo nuk do të kishte refuzuar një organizim në Las Vegas, vetëm 24 orë para shfaqjes me pretendimin se nuk ishte gati.

Kishte shumë nga fansat që mezi prisnin ta shikonin yllin e muzikës në Vegas, të cilët mbetën të zhgënjyer. Dhe për këtë fakt Adele ndihej fajtore. Ajo i tha turmës në Londër se e dinte se shumë njerëz ndiheshin të zhgënjyer, gjë që e vriste. Por ajo tha se “duhej” ta merrte atë vendim, pa e shpjeguar arsyjen.