A është në një lidhje dhe pse nuk i pëlqen të jap intervista, rrëfehet Era Istrefi

Era Istrefi, e cila ka arritur majat në karrierën e saj muzikore, nuk e kemi parë shpesh të japë intervista, apo të flasë për jetën e saj personale.

Në një intervistë në “Më lër të flas”, pas 7 vitesh nga dalja e fundit, Era tregoi se arsyeja që del kaq rrallë, është sepse nuk i pëlqejnë shumë marrjet në pyetje.

Ajo tha se pavarësisht kësaj, i detyrohet fansave që ata të dijnë edhe për personalitetin e saj, jo vetëm për muzikën e saj.

“Nuk është diçka që më pëlqen shumë, me të thënë të drejtën. Por disi i detyrohem pak fansave edhe si flas, çfarë personaliteti kam, jo vetëm si këndoj, për të më njohur pak dhe për t'u lidhur pak. Njerëzit komentojnë si flet si qesh.”, tha Era.

Ndërsa përsa i përket pyetjes nëse ajo është në një lidhje, Era tregoi se ajo për momentin është single.

‘’E urrej të përgjigjem me po ose jo, por nuk jam në një lidhje, jam single’