VIDEO/ Propozimi francez, incident në Kuvendin e RMV-së, përplasen dy deputetë

Një incident është shmangur në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut.

Në Kuvend vijonin diskutimet e ashpra dhe kaotike mes deputetëve të qeverisë dhe opozitës për propozimin francez për kuadrin e negociatave, raportojnë mediat në vend.

Kësaj radhe aktorë në incident ishin deputeti Dimitarr Apasiev nga e majta dhe Martin Kostovski nga LSDM.

Megjithatë, falë reagimit në kohë të pjesës tjetër të deputetëve, u shmang një përplasje fizike dhe gjithçka u la në duart e shkëmbimit të fyerjeve dhe provokimeve.