Atmosfera fantastike në 'Fadil Vokrri' nuk mjafton, Llapi eliminohet nga Liga e Konferencës

Atmosfera elektrizuese në “Fadil Vokrri” të Prishtinës, nuk ka mjaftuar, që Llapi, të vazhdojë aventurën Europiane. Skuadra nga Podujeva e drejtuar nga trajneri Batatina, nuk shkoi më shumë se barazim 2-2, përballe Buduçnostit të Malit të Zi.

Për shkak të koreve raciste në ndeshjen e parë, ku malazezët triumfuan me rezultatin 2-0, tifozët shqiptarë të mobilizuar në maksimum mbështetën skuadrën e Llapit. Golat për ekipin e Batatinës i shënoi Firminio dhe Kurtaj, ndërkohë që Alidema humbi penallti në minutën e fundit.