‘Shpëtoi dy jetë’/ Presidenti Meta: Anri Kashiku, heroi ynë! Simbol i vetëmohimit, i dashurisë për jetën

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar në lidhje me mbytjen e 18 vjeçarit Anri Kashiku në detin Adriatik, duke shpëtuar vëllain e mitur dhe shokun e tij.

‘Anri Kashiku, heroi ynë! Mirënjohje dhe respektin më të thellë për këtë njeri të jashtëzakonshëm që me sakrificën e tij sublime shpëtoi sot dy jetë për t'u përjetësuar në memorien tonë si simbol i vetëmohimit, i dashurisë për jetën dhe vlerave më të larta humane’, shkruan Meta në Facebook.

Postimi i plotë i Ilir Metës:

ANRI KASHIKU, HEROI YNË! ?

Mirënjohje dhe respektin më të thellë për këtë njeri të jashtëzakonshëm që me sakrificën e tij sublime shpëtoi sot dy jetë për t'u përjetësuar në memorien tonë si simbol i vetëmohimit, i dashurisë për jetën dhe vlerave më të larta humane.

Ngushëllimet më të ndjera familjes!