Berisha: Rama do të mbulojë skandalin e Portit të Durrës, me një propozim për NATO-n

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar Edi Ramën se me propozimin për një port detar për NATO-n, kërkon që të mbulojë skandalin me portin e Durrësit dhe kompanitë guacka që e kanë kaluar nëpër duar.

Berisha përshëndeti edhe qëndrimet e qarta të kreut të aleancës së NATO-s, John Stoltenberg që nuk u sugjestionua nga fjalët e Ramës.

‘Jam këtu para jush për të përshëndetur përzemërsisht, sekretarin e Përgjithshëm të Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe për ta garantuar se Partia Demokratike ka qenë është dhe mbetet fuqimisht një forcë proatlantike e vërtetë.

Ajo mbetet e vendosur për një bashkëpunim sa më të ngushtë me Aleancën dhe garantoj edhe njëherë me këtë rast se është e gatshme t’i afrojë nesër në pushtet Aleancës, të gjithë lehtësirat aeroportuale dhe të tjera që asaj i duhen në territorin e Shqipërisë për përmbushjen e misionit të saj të madh.

Unë e përshëndes gjithashtu për faktin se nuk e përtypi mashtrimin e paskrupullt të Ramës  ë për të mbuluar megaaferën e tmerrshme me EMAAR-it të përvetësimit të 1 milionë katrorë në Durrës kërkon ta mbulojë me angazhimin e NATO në Porto Romano. Ky propozim i Ramës është një megaskandal që kërkon të përdorë reputacionin e jashtëzakonshëm që ka Aleanca për qëllime korruptive.

Pata kënaqi të konstatoj se në konferencën e shtypit ndonëse Rama nisi recitimin e tij me portin e madhërishëm që do të ndërtohej por Sekretari i përgjithshëm i NATO bëri sikur nuk kishte dëgjuar asnjë fjalë nga bashkëbiseduesi por foli për rolin e Shqipëri Ballkanin dhe unë e përshëndetës.

Nga ana tjetër është guxim i madh të dalësh e të shëtisësh kur ke damkën e një megakorruptori e një persekutori të fjalës së lirë, në një kohë kur bën gjithçka për të lartë paratë e krimit’, tha kreu i PD-së, Sali Berisha jashtë parlamentit.