Afera e inceneratorëve, Berisha: Pse SPAK nuk heton Ramën, Ahmetaj, Veliajn dhe Agaçin

Në fjalën e tij në sallën e parlamentit, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka hedhur akuza të tjera ndaj drejtuesve të drejtësisë së re, siç e quajnë socialistët.

Ai ka pyetur se pse SPAK, nuk po heton Edi Ramën, Arben Ahmetajn, Agaçin dhe Erion Veliajn, për aferën e inceneratorëve.

‘Pyesni pak këtë drejtësi pse nuk hetojnë Arben Ahmetajn, Agaçin dhe Erion Veliajn?!

Pyesni pak këtë drejtësi pse nuk hetojnë Arben Ahmetajn, Agaçin dhe Erion Veliajn për aferën e tmerrshme të djegësve, të firmosur nga kryeministri si kontratë, duke deklaruar se shkela ligjin, me një procedurë antiligjore që mund ta përdorin vetëm hajdutët e nivelit më të lartë?!’, deklaroi kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në sallën e parlamentit.