FOTO/ Aksidenti me vdekje në Elbasan, identifikohet viktima. Emri

Ardian Rika, 35-vjeç, është viktima e aksidentit të ndodhur pasditen e sotme pranë qendrës së qytetit të Elbasanit, bëjnë me dije burime nga policia lokale.

Ai është përplasur nga një makinë, drejtuesi i së cilës, me iniciale A.S., më pas është larguar nga vendngjarja, duke lënë aty automjetin.

Drejtuesi i mjetit tip “Range Rover” me targë AA 404 PD, është në kërkim nga policia.

Ai ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me disa makina të parkuara e më pas ka aksidentuar edhe Ardian Rikën në trotuar, i cili ishte duke lëvizur me biçikletë.

Përplasje fatale që i ka marrë jetën 35-vjeçarit.