Tërmeti shkund Greqinë, ja ku ishte epiqendra

Një tërmet me magnitudë 3.3 të shkallës Rihter ka lëkundur Greqinë mbrëmjen e sotme rreth orës 22:36.

Sipas Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar në Athinë, epiqendra e tërmetit ishte 7 kilometra në perëndim të Amynatio, Follorinë.

Ndërkohë thellësia e tërmetit ishte vetëm 4.5 kilometra, gjë që bëri që lëkundjet e tërmetit të ndihen në Follorinë dhe zonat përreth.