PPE mbështet Bashën: Ne jemi një familje

Partitë e djathta popullore europianë kanë shprehur mbështetjen për kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe kauzën e opozitës për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Gjatë fjalës së tij në Kongresin e PPE që zhvillohet në Maltë, Basha ndër të tjera deklaroi: Shqiptarët e kanë e kanë bërë zgjedhjen e tyre...beteja jonë për zgjedhje të lira”!

Kjo deklaratë e kryedemokratit është publikuar edhe nga PPE në faqen e saj zyrtare në Tëitter, e shoqëruar me togfjalëshin “Ne Jemi Një Familje”.