FOTO/ Skedina e çmendur tek 'Kopështi Botanik', bëhet milioner brenda natës me 2 mijë lek

Ky po që është fat i madh me rezultat në kokë. Në redaksinë e Syri.net ka mbërritur një skedinë fituese, por ajo që të bën përshtypje është parashikimi i saktë që i ka bërë lojtari ka ka gjetur me rezultat final ndeshjet, Beligjikë-Greqi 1-1, Bullgari-Hollandë 2-0 si dhe Portugali-Hungari 3-0.

Bastvënësi ka arritur të parashikojë saktë 3 ndeshje në kokë nga ndeshjet që u luajtën para disa ditësh.

Gjatë ditëve të fundit në redaksinë e Syri.net kanë mbërritur disa skedina, fituese, por janë të rralla ato ku lojtari e parashikon me rezultat të saktë 3 ndeshje në kokë. Me 200 lek të reja, ai është shpallur fitues i shumës 455 mijë lek të reja.

Shiko skedinën: