", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/July/12/auto_1cd224b8-4bb3-411f-94b1-1d104038f4131657635655.jfif", "width": 900, "height": 635 } }

Harta e re tërbon grekët, Turqia zapton ishujt në Egje

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis bëri një postim në Twitter ku reagoi ashpër ndaj hartës provokuese të bërë publik nga disa politikanë turq.

“Shikoni mirë këtë hartë. Kreta, Rodosi, Lesvosi, Kios, Samos të gjitha të ‘rrëmbyer’ nga Turqia. Ëndrra me ethe të ekstremistëve apo politika zyrtare e Turqisë? Një tjetër provokim apo qëllimi i vërtetë?”, ka shkruar kryeministri në Twitter, ku ka kërkuar që Erdogan duhet të bëjë të qartë qëndrimin e tij për veprimet e fundit të partnerit të tij të koalicionit.

Harta e paprecedentë e partisë ultra-nacionaliste “Ujqërit gri”, partnere e koalicionit me Presidentin Erdogan në qeverinë turke, iu prezantua partnerit politik të Rexhep Tajip Erdogan, Devlet Bahçeli.