FOTO/ Skandali: E moshuara që mbledh kanaçe në kosha, del bose inceneratorësh, paraqitet vet në SPAK!

Një tjetër bose e inceneratorëve është paraqitur në SPAK sot, por jo me limuzinë, por me thesin e grisur të kanaçeve që mbledh nëpër kosha mbeturinash.

Merita Hajdarit i kanë falsifikuar firmën dhe të dhënat e saj personale janë përdorur nga mafia e inceneratorëve për të fshehur miliona eurot evazion fiskal, ashtu siç është vepruar me të moshuar në azil dhe deri me nj zonjë të vdekur pesë vite më parë.

Gazetari Fatjon Gjinaj i SYRI TV njofton se emrat fiktivë që janë përmendur si pjesë e skemës korruptive të inceneratorëve, ku mes tyre ka azilantë, mbledhësh kanaçesh e çobanë, kanë nisur tashmë  të paraqiten në SPAK për t’u interesuar se çfarë po ndodh.

Një prej tyre është edhe Merita Hajdari, një e moshuar e cila së bashku me djemtë e saj, ka mbërritur këtë të martë në SPAK, pasi ka dëgjuar emrin t’i lakohet në media.

Vet ajo është paraqitur pranë Prokurorisë Speciale, pasi deri tani nga kjo strukturë nuk ka pasur reagim nëse ka nisur marrjen në pyetje të viktimave të mafies së inceneratorëve.

Ajo ka thënë se merret me mbledhje kanaçesh në rrugë e kosha mbetjesh dhe nuk ka lidhje me ato çfarë përmbajnë dokumentet ku lakohet emri i saj.