Dy koka derri të prera, kërcënohet me jetë presidenti i klubit të Leçes
Dy koka derri të prera dhe një shënim me kërcënime për jetën janë gjetur mëngjesin e sotëm para shtëpisë dhe zyrës së presidentit të sport klub Leçes, avokatit Saverio Sticchi Damiani.
Polica italiane po heton ngjarjen.
Koka e derrit e cila ishte ende e gjakosur e vendosur tek zyra e avokatit u zbuluan nga kujdestari i godinës.