Mbërrin i pajetë në spitalin e Korçës një 37 vjeçar, ja dyshimet e para

Një 37 vjeçar me iniciale O. Xh. ka mbërritur i pajetë në Spitalin e Korçës.

Sipas njoftimit të policisë, 37 vjeçari ka mbërritur i pajetë, pa shenja dhune në trup dhe i shoqëruar nga familjarët e tij.

Maliq/ Informacion paraprak

Mbrëmjen e sotme, jemi njoftuar se në Spitalin e Korçës, ka mbërritur i pajetë, pa shenja dhune në trup dhe i shoqëruar nga familjarët e tij shtetasi O. Xh., rreth 37 vjeç, banues në fshatin Podgorie, Maliq. Nga të dhënat e para dyshohet se ky shtetas ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe se vdekja mund të jetë shkaktuar nga shkaqe natyrore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.