Mbytja e të miturit në rezervuar, flet xhaxhai: Do mbushte ujë, por s’dinte not

Xhaxhai i 17-vjecarit i cili u gjet i mbytur një ditë më parë në gropën ujëmbledhëse të fshatit Vrap të Tiranës rrëfen të gjithë ngjarjen. Ai tregon se adoleshenti duket se ka tentuar të mbushë ujë me kovën që i është gjetur pranë, por ka rrëshqitur dhe më pas është mbytur pasi nuk dinte not. Ndërkohë që banorët shprehen se gropat që shërbejnë për vaditje rrezikojnë fëmijët e tyre të cilët i frekuentojnë ato.

Kjo është kova e cila ka përdorur 17-vjecari në një nga ujëmbledhëset në fshatin Vrap të Tiranës pasi automjeti me të cilin ai po udhëtonte ka shfaqur një problem.

17-vjeçari ka ndaluar për të mbushur ujë për mjetin e tij, por ka rrëshkitur brenda gropës disa metra të thellë dhe nuk ka mundur dot të dalë.

Sipas të afrëmve dhe banorëve të zonës, i riu nuk ka ditur not dhe kjo ka bërë që ai të mos dal dot nga gropa me ujë që perdorej për vaditje. 

17-vjeçari u gjet i mbytur në gropën ujëmbledhëse pasditen e së dielës. Trupi i pajetë i adoleshentit është gjetur nga babai dhe xhaxhai i tij pasi kanë parë mjetin e braktisur në rrugë.

Sipas xhaxhait, ai së bashku me babain pasi kanë parë që në mjet nuk kishte njeri, kanë shkuar te gropa ujëmbledhëse.

Këto të fundit shpjegon xhaxhai i viktimës janë hapur nga vetë banorët e zonës dhe shërbejnë për vaditje.

Xhaxhai me lot në sy rrefen jashtë kamerës se trupin e pa jetë të 17-vjeçarit e kanë getur në një nga gropat dhe pranë saj edhe në kovën më të cilën adoleshenti ka dashur të mbushë ujë. 

Ndërsa nga ana tjetër banorët shprehen të shqetësuar,  pasi fëmijët e zonës i frekuentojnë këto gropa rregullisht dhe kanë frikën se ngjarja mund të përsëritet.

Gazetare: Bleona Sari, Syri Tv