‘Butrinti me koncesion’/ AMB njofton pjesëmarrjen në Komisionin e Ekonomisë për dekretin e Presidentit

Përfaqësues të Aleancës për Mbrojtjen e Butrintit do jenë nesër në orën 09:00 në Komisionin e Ekonomisë i cili do shqyrtojë dekretin e Presidentit të Republikës, për Butrintin.

Gazetari dhe aktivisti Aulon Kalaja, në postimin e tij në Facebook ka theksuar se ‘Edi Rama po jep me konçesion të gjitha sitet arkeologjike, pas Butrintit, dhe Pallatin e Bigadave dhe së fundmi amfiteatrin e Durrësit, prandaj kjo nuk është më vetëm çështje e Butrintit'.

Postimi i plotë i Aulon Kalasë:

Nesër, ditë e martë, ora 10:00, në Komisionin e Ekonomisë shqyrtohet dekreti i Presidentit të Republikës, për Butrintin.

Përfaqësues të Aleancës për Butrintin, do jenë aty, që nga ora 09:00. Edi Rama po jep me konçesion të gjitha sitet arkeologjike, pas Butrintit, dhe Pallatin e Bigadave dhe së fundmi amfiteatrin e Durrësit. Pra kjo nuk është më vetëm çështje e Butrinti.

Prandaj zgjohuni!

Të mbrojmë Butrintin, shpirtin e kombit tim.

Larg duart nga, Butrinti!