", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

VIDEO-FOTO/ Kur shteti e merr seriozisht luftën ndaj drogës, kapen 16 tonë kokainë

Zyrtarë të rojës bregdetare të SHBA kanë publikuar rezultatet e një operacion anti-drogë të shtrirë në një periudhë 26-ditore në një port të Floridës, ku u kapën 16 tonë kokainë.

Vlera e drogës së kapur llogaritet  420 milionë dollarë, ndërsa vlera e tregut në rrugë shkon mbi 1 miliard dollarë.

Misioni pothuajse një muaj i gjatë në ujërat ndërkombëtarë të Paqësorit Lindor, i cili u krye nga Roja Bregdetare dhe partnerë kanadezë e të agjencive të tjera, përfshiu 17 interceptime anijesh që dyshoheshin se trafikonin drogë gjatë Amerikës Qendrore dhe Jugore.

Kateri “James” i Rojës Bregdetare amerikane dhe njësi ajrore HITRON (Helicopter Interdiction Tactical Squadron – Skuadroni Taktik i Helikopterëve për Parandalimin) ishin përgjegjës për pesë interceptime droge, me peshë të përbashkët 5.19 tonë kokainë. Kateri i ri “James” mban në bord një helikopter dhe barka që mund të dalin me shpejtësi në ujë.

"Jam jashtëzakonisht krenar për ekipazhin e Katerit “James” të Rojës Bregdetare dhe të detashmentit HITRON for këtë patrullim inaugural tepër të suksesshëm”, tha nën-Admirali Karl Schultz, komandant i Rojës Bregdetare të Atlantikut. "Prezenca jonë e vazhdueshme në zonat e trafikut të drogës na jep mundësi të kapim sasi të mëdha droge në det e të parandalojmë ngarkesat ilegale të rrjeteve kriminale që të arrijnë brigjet e Amerikës Qendrore e prej andej të shkojnë në SHBA në rrugë tokësore”.

Gjatë misionit u ndaluan shtatë anije dhe u arrestuan të paktën 30 trafikantë.

Kapiteni i Rojës Bregdetare Mark Fedor vuri në dukje rreziqet e përballura gjatë misionit.

“Trafikantët që lundrojnë përmes Karaibeve apo në Paqësor nuk mbartin thjesht kokainë. Ata shpërndajnë dhunë, korrupsion dhe destabilitet në çdo pjesë të botës”, tha Fedor.