FOTO/ Me dy gishta përpjetë/ A ‘do e hajë’ edhe gazetari i News 24, njësoj si pedagogia e Luarasit?

Fotoja e djalit të ish-kryeministrit socialist Pandeli Majko me dy gishta lartë, përkrah pedagoges së universitetit “Luarasi” Nevila Xhindi ngjalli shumë e shumë debate.

Në familjen e madhe socialiste dhe atë të voglën Majko, ky “skandal” u mbyll me një ndjesë dhe kokë-ulje të turpshme të këtij të fundit. Nuk dihet se çfarë dënimi i ka dhënë ai djalit të tij për të qetësuar mëmën parti, por gjithsesi kjo herezi tashmë duket e tejkaluar për atë vetë.

Por nuk ka ndodhur kështu me pedagogen Xhindi. Ndërkohë që Majko ja hodhi me një kërkesë ndjese për gjithë socialistët nga fshati në qytet, pedagoges ai xhest dhe veçanërisht prania në foto e djalit të ish-kryeministrit socialist i kushtoi pikërisht punën.

Halli hallit nuk i ngjan; Majko ul kokën nga frika se Rama as që do t`ja dijë për kontributet në PS dhe ta prish karrierën e deputetllëkun me një të rënë të lapsit, Xhinit i hidhet në erë për 5 minuta, i gjithë investimi akademik në universitetin në fjalë.

Sot edhe gazetari “i dashur për shikuesin” e News 24, Bledian Koka ka postuar edhe ai në faqen e tij në FB, një foto me disa aktivistë të shoqërisë civile, duke mbajtur gishtat përpjetë.

A do ta pësojë edhe ai si pedagogia Nevila Xhindi dhe ta hedhin në rrugë, edhe pse siç thotë Rama për “profesionistë” është bërë goxha keq? Ju do të pyesni: çfarë lidhje kanë dy gishtat lartë të pedagoges Xhindi me ata përpjetë të gazetarit Koka?!   

Kanë kanë …pyesni Irfan Hysenbelliun po të doni…

SYRI.net