Zbulohet prapaskena/ Telefonata e Xavit bindi Kessie të firmosë me Barcelonën

Mesfushori nga Bregu i Fildishtë, Franck Kessie, u bë blerja e parë e Barcelonës në merkaton e verës.

Që nga e mërkura e kaluar ai është pjesë e katalanasve. Historia e nënshkrimit të tij me Barcelonën nisi që nga janari i këtij viti, kur ai ishte i lirë të bisedonte me çdo klub pas refuzimit për të rinovuar me Milanin.

Sipas asaj çfarë ka bërë me dije “Mundo Deportivo”, një rol të rëndësishëm në bindjen e tij ka pasur trajneri i Barcelonës, Ksavi. Trajneri i telefonoi duke i shpjeguar rëndësinë.

Ai i shpjegoi Xavit se do të ishte mburojë për mesfushën e Barçës, teksa ai vuri në dukje dhe faktin se të tjerë lojtarët afrikanë kanë shkëlqyer te katalanasit.