Japonia, ëndrra e fundit e Shinzo Abe bëhet realitet: partia e tij fiton zgjedhjet

Vala emocionale e vrasjes së ish-kryeministrit Shinzo Abe ka bërë që partia e tij Konservatore të ketë një rezultat historik zgjedhor.

Konservatorët kanë marrë një shumicë solide dhe kështu do të jenë në gjendje, ndoshta, të realizojnë ëndrrën e Abe: të modifikojnë kushtetutën pacifiste të Japonisë për herë të parë që nga shpallja e saj në 1947. Prandaj Japonia pas kwsaj fitoreje tw partisw Konservatorie mund tw ketw një ushtri shumë më të fuqishme. .

Partitë në pushtet kanë dy të tretat e kuvendit - Nën drejtimin e kryeministrit Fumio Kishida, partia konservatore Liberale Demokratike (Jiminto), së bashku me aleatin e saj Komeito, rrëmbyen një shumicë solide në zgjedhjet për rinovimin e pjesshëm të Dhomës së Lartë. Vrasja e Shinzo Abe tronditi të gjithë Japoninë, një vend me shkallë shumë të ulët krimi. Dy aleatët e qeverisë tani mund të llogarisin me dy të tretat e asamblesë që kanë nevojiten për të ndryshuar Kartën Themelore, falë edhe mbështetjes së Partisë së Inovacionit të Japonisë dhe Partisë Demokratike Popullore, të dyja forca opozitare: numri aktual është mbi 170 nga gjithsej 248 vende. 

Me numërimin e pa përfunduar ende, sondazhet dhe flukset reale të votave i atribuojnë koalicionit qeverisës të paktën 75 nga 125 vendet e fituara. 

Kishida, në selinë e partisë për kokadën tradicionale që do t'i bashkëngjitet panelit të vendeve të fituara, tha se ishte "me rëndësi të madhe"  që zgjedhjet u mbajtën vetëm dy ditë pas vrasjes së Abe.

 “Është dëshmi se ne nuk do të përkulemi para terrorizmit”, tha ai pasi mbajti një minutë heshtje në kujtim të kryeministrit më jetëgjatë të periudhës së pasluftës.

Angazhimet për të cilat po luftonte Abe: kapitalizmi i ri dhe ushtria - Suksesi i madh do t'i mundësojë Kishidas të përmbushë angazhimet e tij politike, duke përfshirë krijimin e një "forme të re të kapitalizmit" dhe dyfishimin e shpenzimeve ushtarake përballë pasigurive globale pas agresionit rus ndaj Ukrainës dhe kërcënimit në rritje nga Pekini.

 “Dua të sjell rezultate për llojin e ri të kapitalizmit që kam promovuar”, vuri në dukje kryeministri. Forma e re e kapitalizmit të përmendur nga Kishida, që synon të ndihmojë klasat në vështirësi pas dy viteve të pandemisë Covid-19, duket se është një referencë për "tre shigjetat" e Abenomics të ish-kryeministrit, që ka stimuluar ekonominë.

Shumica do të marrë në dorë Kushtetutën pacifiste - Sa i përket ndryshimeve kushtetuese, planet e partisë ndryshojnë pak nga njëra-tjetra, por Kishida ka premtuar se do të plotësojë boshllëqet dhe do të hartojë një projektligj para parlamentit, duke përshpejtuar ritmin. Rishikimi, pasi të miratohet, do t'i nënshtrohet një referendumi popullor. 

Sa "peshoi" vdekja e Abe - Vrasja e Abe sigurisht që pati një ndikim në zgjedhje, megjithëse e vështirë për t'u vlerësuar: pjesëmarrja e votuesve ishte 52.16% (mbi 3% më shumë se në 2019) dhe forcat qeveritare shfrytëzuan fragmentimin e opozitës. Jiminto fitoi të paktën 63 vende duke shënuar rezultatin më të mirë që nga viti 2013. Dhe Kei Sato, kandidati që po mbështeste Abe gjatë mitingut në Nara ku u vra, u rizgjodh. "Unë do të shkoj në Tokio për t'i treguar ish-kryeministrit për këtë fitore," tha Sato.

Teza e çmendur e vrasësit të Abe - Sulmuesi 41-vjeçar, Tetsuya Yamagami, tha se ai kishte në shënjestër Abe duke besuar se ai ishte i lidhur me një "grup fetar" (disa media kanë spekuluar se mund të jetë Kisha e Unifikimit e themeluar nga Reverend Moon, shumë e
njohur në vitet 1980).  Ai tha se këtij sekti i ishte bashkuar nëna e tij, duke bërë donacione që kishin shkatërruar familjen. Ndërkohë, hetuesit raportuan se Yamagami kishte tentuar gjithashtu të bënte një bombë, si dhe kishte mbledhur disa armë të punuara me dorë, njëra prej të cilave ishte përdorur për të vrarë Abe.