Ilir Shulku: Taulant Xhaka e ka derën e hapur te Kombëtarja

Sekretari i Federatës shqiptare të Futbollit, Ilir Shulku ka thënë se Taulant Xhaka i ka dyer e hapura te Kombëtarja shqiptare.

“Xhaka? Ndoshta kjo është më shumë mediatike. Pakënaqësi e lojtarit, probleme që zgjidhen brenda familjes. Xhaka e ka vendin në ekip, është i mirëpritur, pavarësisht asaj që ka ndodhur. Nuk e di nëse është e vërtetë që Xhaka ka thënë se nuk vjen më”, u shpreh ai.

Kujtojmë që mesfushori menjëherë pas humbjes ndaj Italisë, ka braktisur Kombëtaren shqiptare pasi Ganni de Biasi nuk e aktivizoi këtë ndeshje.