VIDEO/ Berisha: Orikumi pushtohet nga mushkonjat! Denoncimi në Syri: Edhe Tirana në alarm

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka denoncuar në rrjete sociale se Orikumi është i mbushur me mushkonja.

Berisha shprehet krahas videos se autoritetet s'kanë marrë asnjë masë. Kreu i selisë blu ironizon se 'këtij i thonë turizëm'.

Ndërsa një denoncim ka mbërritur edhe në redaksinë e Syri Tv se edhe Tirana e mbushur nga mushkonjat.

Statusi i Berishës
Orikumi pushtohet nga mushkonjat! Asnjë masë kundër tyre nga autoritetet. Këtij i thonë turizëm! sb