'Me Veliajn, lëpirësin'/ Malltezi: Projekti i Soros që falimentoi Sri Lankën, po zbatohet edhe në Shqipëri

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Jamarbër Malltezi, shkruan në rrjete sociale se projekti i George Soros që falimentoi Sri Lankën, po zbatohet edhe në Shqipëri.

Ai shprehet se 6 vite më parë Soros mori lëpirësit e vet, mes tyre edhe Veliajn dhe organizoi Forumin për Zhvillimin Ekonomik të Sri Lankës, ndërsa 6 vite më pas, vendi falimentoi.

Sipas tij ky projekt po zbatohet edhe në vendin tonë ndërsa përmend se në 9 vite qeverisje nga Rama, borxhi është rritur, çmimet po ashtu ndërsa pagat e pensionet nuk janë rritur as për të mbuluar inflacionin.

Reagimi i Abi Malltezit

Sri Lanka: Made in Soros-Hausmann-Veliaj

Para 6 vitesh, Soros mori lepirësit e vet përfshi Ricardo Hausmann dhe Erion Veliaj dhe organizoi Forumin për Zhvillimin Ekonomik të Sri Lankes. 6 vjet më pas vendi falimenton dhe i djegin shtëpinë kryeministrit që rriti çmimet duke zbatuar zuzaritë e Soros.

Në Shqipëri, një tjetër vend eksperimental i Soros, këto 9 vjet borxhi u rrit nga 64% ne 107%, çmimi i naftës u rrit 80%, çmimet e shportës u rritën nga 40 deri 60%, inflacioni shkoi mbi 7% në vit, por pagat dhe pensionet nuk janë rritur as për të mbuluar inflacionin. Pasojë e “Ç’më duhet mua!”

Soros? No, thank you! Hiqe si helm.