Qeveria: Edhe ushtrinë kundër kanabizimit. Ja si reagon ideatori, që i kushtoi karrigen e ministrit

Ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, sot pas detajeve që dha zv.kryeministri Niko Peleshi për strategjinë anti-kanabis është ndjerë krenar për veten.

Menjëherë pasi Peleshi deklaroi, se nuk përjashtohet edhe përfshirjen e ushtrisë në luftën

ndaj Kanabisit ka reaguar në faqen e tij në twitter edhe ideatori i kësaj mase ekstreme, Ylli Manjani. Ai ka rikujtuar, se ishte ai që pak muaj më parë kërkoi përfshirjen e ushtrisë dhe ka përshëndetur qëndrimin e Peleshit.

“E përshëndes zv/Kryeministrin, që pranoi sugjerimin tim për futjen e ushtrisë në luftën anti­kanabis. Zoti Peleshi është i vetmi që dëgjon!”, shprehet Manjani në twitter.

Por kanë qenë pikërisht këto kritika dhe propozime në atë kohë mbi kultivimin e kanabisit dhe mënyrën se si duhet luftuar fenomeni, që sollën edhe shkarkimin e tij nga detyra prej kryeministrit Edi Rama.