EMRAT/ Identifikohen dy të rinjtë që ranë në pus

Policia e Mallakastrës njofton se janë nxjerrë të gjallë nga pusi dy burrat, të cilët kishin hyrë për ta pastruar dhe ishin bllokuar brenda.

Brenda pusit ishin bllokuar shtetasit Bledar Bregu dhe Besnik Veliaj.

Policia e Mallakastrës/ Informacion paraprak

Sot, rreth orës 11:40, në fshatin Lofkënd, duke pastruar në një pus uji kanë rënë shtetasit B. B., 33 vjeç dhe B. V., 38 vjeç.

Në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe forcat e zjarrfikëse të cilët bënë të mundur nxjerrjen e dy shtetasve nga pusi me shenja jete, dhe po transportohen në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.