Trajneri i Barcelonës kryqëzon pesë lojtarë, mori vendim edhe për Manajn

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka përjashtuar pesë futbollistë përpara turneut në Shtetet e Bashkuara, raporton Mundo Deportivo.

Lojtarët e Barcelonës do të nisen për në SHBA më 16 korrik dhe në mesin e pasagjerëve nuk do të jenë disa lojtarë që janë aktualisht në stërvitje.

Xavi vendosi të lërë jashtë listës Samuel Umtiti dhe po kërkon në mënyrë aktive një klub për ta shitur ose huazuar, teksa dhe Riqui Puig, Oscar Mingueza, Rey Manaj dhe portieri Neto janë gjithashtu jashtë listës.

Për sulmuesin shqiptar ky vendim pritej pasi përflitet se ka nënshkruar me Watford dhe prezantimi i tij pritet të bëhet në ditët në vazhdim.