Burg për 27-vjeçarin shqiptar/ Tentoi të kalojë 6 emigrantë shqiptarë nga Franca në Britani

Një 27 vjeçar shqiptar është dënuar me 4 vite burg në Angli pasi trafikoi emigrantë për në Britaninë e Madhe. 27 vjeçari Floreand Lika tentoi të kalojë për në Britaninë e Madhe bashkatdhetarët e tij përmes një anijeje që e nisur që nga Franca.

Gjatë dy udhëtimeve, Lika ishte në kontakt telefonik me një nga tre personat e dënuar në fillim të këtij viti për kontrabandë njerëzish.

Në anije ndodheshin 12 persona, ku 6 prej tyre ishin emigrantë shqiptarë që po tentonin të hynin ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar. Gjashtë shqiptarët kishin hipur në bord pa pasur dokumente për të hyrë në Britaninë e Madhe.

Lika u deklarua fajtor pasi ka shkelur ligjin e imigracionit në Mbretërinë e Bashkuar nga një person jo i BE-së, në kundërshtim me Aktin e Emigracionit.

Tre  persona të tjerë nga Isle of Wight që punuan me Likën – Stephen Redhead, Christopher Barber dhe Jean Pierre Labelle janë dënuar gjithashtu për rolet e tyre në trafikimin e emigrantëve.

Sipas policisë, hetimi zbuloi përfshirjen e Likës në atë që drejtësia angleze e ka cilësuar si pjesë të krimit të organizuar ndërkombëtar në një shkallë të gjerë.

“Provat me të cilat përballej Lika ishin aq të forta sa ai u deklarua fajtor, duke pranuar rolin e tij në rrjetin e kontrabandimit të emigrantëve”, është shprehur inspektori i policisë Clair Trueman.