VIDEO - Lushnjë/ Vrau babanë, gjykata lë në burg 58- vjeçarin

Gjykata e Lushnjes ka dhënë masën arrest me burg për shtetasin Andrea Stasa për vrasjen e babait të tij.

58 vjeçari  Andrea Stasa masakroi 85-vjeçarin me grushte dhe në fund shpirtin ia mori me duar.

Krimi në familje u shënua në Remas të Divjakës më datë 06.07.2022.

Ishte kthyer vetëm dy muaj më parë nga Greqia, ku thuhet se ka qenë në burg për 13 vite.

Banorët në fshat thonë se konsumonte shumë alkool.

Të afërmit konfirmojnë se 85-vjeçari kishte probleme me djemtë, por siç ndodh në zonat rurale, gjithçka ishte mbajtur brenda oborrit të shtëpisë.

58-vjeçari Andrea Stasa u vu në pranga pak minuta pas denoncimit të krimit.