Pas 12 orësh/ Gjendet 73 - vjeçari nga Gjermania i cili humbi një ditë më parë në Orikum

Gjendet turisti Gjerman i cili ditën e djeshme kishte humbur në Gadishullin e Karaburunit.

Policia e Orikumit ka kërkuar gati 12 orë për të gjetur 73 vjecarin gjerman i cili prej mëngjesit te djeshëm kishtë humbur kontaktet.pasi kishte dalë së bashku me qenin e tij

Sipas policisë së Orikumit e cila vijon të jetë në Karaburun , gjermani 73 është mirë dhe ka nisur sinjal nga vendi ku ndodhet në një gji në afërsi të Bristanit mbas bazës së Pashalimanit.

Gjermani është i apasionuar  pas  hiking dhe kryesisht pas vendeve të pa eksploruara.

Ndërkohë policia ka kontaktuar me 73 vjeçarin dhe po shkon në gjirin ku ai qëndron.