‘Bandat shqiptare lidhje me A. Latine’/ Italia në alarm: Ne i arrestojmë, ata dalin nga burgjet në Shqipëri...

Qeveria italiane dhe Ministria e Drejtësisë, ka zbuluar problemet e mëdha të cilat lidhen me ekstradimin e kriminelëve shqiptarë pasi arrestohen në Itali.

Një raport i publikuar së fundmi mbi luftën ndaj krimit dhe trafikut të drogës, autoritetet italiane raportojnë se kriminelët shqiptarë ekstradohen, futen në burgjet e Tiranës dhe Vlorës dhe më pas largohen nga qelitë pasi kanë paguar para, raporton Corriere della Sera.

Në fillim trafikantët shqiptarë bënin punë të vogla dhe e shihnin trafikun e drogës si një mënyrë për tu pasuruar shpejt.

Po se tani një gjë e tillë ka ndryshuar, duke i kthyer shqiptarët në trafikantë të niveleve të larta, sidomos në trafikun e kokainës nga Amerika e Jugut.

Ata tashmë mbajnë poste drejtuese në banda, duke u kthyer në bosë që pretendojnë pushtet dhe që e dinë se si ta marrin atë.

Nga Brazili në Argjentinë, nga Bolivia në Kili, është krijuar një kanal i vërtetë i trafikut të kokainës, e dominuar në shumicën e saj nga bandat shqiptare.

Ndërkohë bashkëpunimi me autoritetet shqiptare nuk hidhet poshtë, duke përmendur këtu rastet e arrestimit të emrave të njohur si Mateo Gjepali, Julian Mandija, Kristo Mahmutajt apo Arbër Kojko.