'Shqipëria legalizon kanabisin'/ Mediat greke ngrenë alarmin: Rama po sjell ‘Kolumbinë’ në kufirin tonë

Mediat greke japin alarmin sos pas debatit për legalizimin e kanabisit në Shqipëri. Sipas revistës “Magazine”, legalizimi i bimës narkotike do të thotë një Kolumbi në kufirin grek.

SYRI TV

Pas diskutimeve ne vendin tonë për legalizimin e kanabisit mediat greke kanë ngritur alarmin se në kufirin e shtetit të tyre po vjen ‘Kolumbia’ duke theksuar se rrezikohet të rritet trafiku i kanabisit.

Sipas revistës ‘Magazine’, Rama këtë herë duket se nuk po luan blofin. Deputetët e opozitës e cilësuan vendimin si “çmenduri”.

Sipas raportit të këtij viti të Zyrës së OKB-së për Drogën dhe Krimin, Shqipëria, me një popullsi prej 2.8 milionë banorësh, është vendi i shtatë në botë për sa i përket prodhimit dhe trafikimit të paligjshëm të kanabisit – pas Marokut, Afganistanit, Spanjës, Holandës, Pakistani dhe Libani.

Në të njëjtën kohë, organet e ndjekjes greke po përpiqen të kuptojnë se çfarë do të thotë e gjithë kjo. Pjesa më e madhe e prodhimit shqiptar, pra shumë tonë në vit, trafikohet në Itali dhe Greqi.

Në katër vitet e fundit në kufirin greko-shqiptar janë sekuestruar mbi 13 ton kanabis të papërpunuar.

Rrugët nga Kastoria dhe Janina konsiderohen si kalimet më të rëndësishme për trafikun e “mallit” në Europë, që përkthehet në miliona euro fitime në të dyja anët e kufirit.

Duke pasur parasysh treguesit e korrupsionit në Shqipërinë, por edhe përvojën e hidhur të fundit të Maqedonisë së Veriut për legalizimin e kanabisit medicinal, të gjithë janë dakord se e nesërmja në kufirin midis dy vendeve nuk do të jetë njësoj.

Sipas Magazine, ekonomia e kanabisit në Shqipëri është marramendëse.

Ata që e njohin nga afër këtë fenomen, flasin për kohën para dhe pas bastisjes së Lazaratit.