Kërkohej nga Vllaznia, futbollisti 23 vjeçar firmos me Egnatian

Redon Mihana ishte përfolur se do të nënshkruante me Vllazninë, por duket se gjërat kanë marrë tjetër rrjedhë në momentet e fundit.

Klubi i Egnatias sapo ka zbuluar përmes një postimi në faqen zyrtare se kanë firmosur me talentin 23 vjeçar.

“Klub Futboll Egnatia njofton se ka arritur të nënshkruajë kontratë me sulmuesin e kombëtares së shpresave kuqezi. Redon Mihana do të jetë pjesë e klubit tonë për katër sezonet e ardhshme.

Skeda: Redon

Mbiemri: Mihana

Mosha: 28/06/ 1999 (23)

Karriera: Apolonia, Dinamo”.

Kartoni i Mihanës, në fakt, zotërohet nga klubi i Apolonisë, që sezonin e kaluar e huazoi te Dinamo. Mihana kalon përfundimisht tek Egnatia, por Apolonia ruan 50% të kartonin, që do të thotë se klubi fierak do të përfitojë gjysmën e shumës nëse futbollisti rishitet më të ardhmen.