Ministri ukrainas: Sanksionet kundër Rusisë po funksionojnë

Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba ka deklararuar se sanksionet ndaj Moskës po funksionojnë dhe i bëri jehonë thirrjeve për më shumë armë perëndimore me precizion të lartë, shkruan Al jazeera.

“Rusët po përpiqen në mënyrë të dëshpëruar t’i bëjnë të pavlefshme sanksionet që duket qartë se i kanë dëmtuar ata. Prandaj, duhet të shtojmë sanksionet derisa Putini të heqë dorë nga planet e tij agresive ose thjesht të humbasë burimet për t’i plotësuar ose ekzekutuar ato, “tha ai gjatë një forumi në Kroaci.