Mijëra kg metamfetaminë kapen në San Diego, sapo kamioni kaloi kufirin

Më shumë se 5,000 paund metamfetaminë u sekuestruan këtë javë pasi autoritetet në kontenë San Diego e ndoqën dhe e kapën një kamion që hyri në kufirin e SHBA-së nga Meksika, thanë zyrtarët të premten.

Katër burra nga Tijuana e Meksikës u arrestuan dhe u akuzuan për komplot për të shpërndarë drogën në atë që zyrtarët e përshkruan si një nga sasitët më të mëdha të metamfetaminës në San Diego County.

"Kjo kapje monumentale përfaqëson një tjetër fitore kundër karteleve të drogës që nxisin varësinë në Shtetet e Bashkuara," tha Shelly S. Hoëe, një agjente speciale përgjegjëse në Administratën e Zbatimit të Drogës në SHBA.

Kamioni që mbante 148 pako me drogë e kaloi kufirin të enjten përmes Portit Tregtar Otay Mesa në hyrje të San Diego, tha në një deklaratë Zyra e Prokurorit të SHBA.

Forcat e rendit ne doqën automjetin në National City, Kaliforni, ku agjentët panë të akuzuarit duke shkarkuar dhjetëra kuti kartoni nga kamioni në një furgon Dodge. Pakot e gjetura në kuti rezultuan me  metamfetaminë, sipas deklaratës.

Në prill, oficerët e Doganave dhe Mbrojtjes Kufitare të SHBA në Kaliforni kapën më shumë se 400 paund met, kokainë dhe heroinë të fshehura në kutitë e veglave që po transportoheshin në vend. Ai sekuestrim kishte një vlerë në rrugë prej 2.56 milionë dollarësh, tha CBP.

Meta është një stimulues që krijon shumë varësi dhe zakonisht ka formën e një pluhuri. Sipas Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, në vitin 2020, më shumë se 23,000 amerikanë vdiqën nga mbidozat që përfshinin psikostimulantë, kryesisht metamfetaminë.