VIDEO/ ‘Çmendet’ moti në Greqi, rrugët kthehen në lumenj

Vendi fqinj është përfshirë nga reshje të dendura shiu, të cilat kanë shkaktuar përmbytje në qytete të ndryshme të Greqisë.

Sheshet qendrore janë përmbytur, me rrugët që janë kthyer në lumenj.

Gjithashtu erërat e forta kanë rrëzuar disa pemë, duke lënë një sërë lagjesh pa energji elektrike.

Sipas medieve greke, moti i keq ka përshirë Selanikun dhe zonat përreth dhe ishullin e Thasos.