Kryetari i PD, Sali Berisha, uron për Kurban Bajramin: Mirësi, gëzime për mbarë kombin shqiptar!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, me bashkëshorten e tij, kanë uruar sot besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit. Në mesazhin e publikuar në Fb bashkë me këtë fotografi, Berisha shkruan:

“Miq, sot besimtarëve myslimanë ju urojmë nga zemra, gëzuar Kurban Bajramin. Së bashku le t’i lutemi Zotit të madh që çdo sakrificë dhe lutje tonën dhe të mbarë shqiptarëve, ta pranojë dhe të na shpërblejë në mirësi, gëzime, shëndet dhe sukses, për ne, familjet tona dhe mbarë kombin shqiptar. Gëzuar!" përfundon kreu demokrat.