Rënie temperaturash të shtunën e të dielën

Qëndra ciklonike po zhvendoset drejt ballkanit jug-lindor m duek u zëvëndësuar nga presion i lartë atmosferik ku pritet përmirësim gradual i kushteve atmosferike në vendin tonë.

E shtunë 9 korrik 2022

Moti do të jetë me diell dhe vranësira mesatare të pasuara nga reshje shiu në zonat malore. Era do të jetë drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 15-20  m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5-6  me lartësi vale 0,5 deri në 2,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore      13/19°C
Zona e ulët          15/30°C
Zona bregdetare  19/28°C

Kosova, e shtunë 9 korrik 2022

Moti do të jetë me  vranësira mesatare dhe rreshje . Era do të jetë me drejtim Veri -Perëndim me shpejtësi 8 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre 12°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të arrijnë vlerën 17°C -19°C .

E diel 10 korrik 2022

Moti do të jetë me diell dhe vranësira të pakta deri mesatare  në zonat malore. Era do të jetë drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 15  m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5  me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore      12/25°C
Zona e ulët          14/32°C
Zona bregdetare  19/31°C/Sipas RTSH