7 korriku/ Kalaja: Tirana u derdh në shesh! Serioziteti dhe masiviteti, pikë nisje për largimin e Ramës

I ftuar në Edicionin e Pasdites në SYRI TV me Armela Ferkon, gazetari dhe aktivisti Aulon Kalaja ka folur për protestën masive të 7 korrikut të organizuar ditën e djeshme para Kryeministrisë të Shoqërisë Civile të mbështetur nga Partia Demokratike.

Kalaja theksoi se kjo protestë realizoi dy gjëra kryesore, seriozitetin dhe masivitetin i cili ishte i dukshëm përgjatë gjithë bulevardit.

Sipas gazetarit, serioziteti i kësaj proteste ishte vetëm fillimi i një pikënisje për frikën që do ketë Rama, pasi kur qytetarët nuk e duan qeverinë, ikën qeveria dhe jo qytetarët.

Kalaja: Protesta e djeshme realizoi pikë së pari dy gjëra, e para ishte serioziteti dhe e dyta masiviteti. Për të dytën kam qënë skeptik por kur kam parë ditën e djeshme në orën 19:10 një derdhje të qytetarëve në shesh nga të gjashta anët dhe ajo që më bëri përshtypje kur po shkoja në shtëpi pasi isha një nga folësit e protestës, pashë që në shesh kishte dalë Tirana. Organizimi i partisë me njerëzit nga rrethet nuk e mbushi bulevardin por kur kaluan 40 minuta pashë që ka pasur një ardhje të protestuesve nga të gjashta anët, pra nga lagje të Tiranës të cilët erdhën aty dhe kjo protest pra solli atë që ishte masiviteti, pasi Tirana gjithmonë mbush protestën. Jemi bërë ekspertë të protestave pas gjithë atyre protestave që kemi marrë pjesë.

Dhe e dyta seriozitet. Unë besoj se ditën e djeshme ka ndryshuar një gjë raporti i përmbysur fatkeqësisht prej 9 vitesh që qeveria nuk e kishte frikë popullin, por populli e kishte frikë qeverinë. Dhe ju e patë se ditën e djeshme ky raport ka ndryshuar. Pra serioziteti në këtë protest, këmbëngulja për ta çuar kauzën deri në fund ka nisur ditën e djeshme. Raportetet e forcës mes qeverisë dhe qytetarëve ka ndryshuar piramida e përmbysur ka ndodhur ditën e djeshme. Pra Shqipëria, opozita shqiptare dhe të gjithë ata që janë kundër qeverisë janë future në një proces, jo në një sprinth por në një maratonë që startin e kishte ditën e djeshme dhe si pikë kurciale të saj ka realizimin e ikjes së qeverisë. Në vendet e lira, kur qytetarit nuk i pëlqen qeveria nuk ikën qytetari por ikën qeveria. Unë besoj se ky është një proces. Serioziteti i protestës ishte një pikë nisje për frikën që do ketë Rama.

Ajo që pashë dje ishin shumë njerëz dhe kjo do krijojë një zgjim dhe ky është fillimi i një proteste që nuk do të ndalet.