Pasi shfaqën hapurazi dashurinë e tyre, e dashura e Robert Berishës tregon merakun që ka për lidhjen e tyre

Një nga çiftet e reja të konfirmuar tashmë në showbizin shqiptar janë Robert Berisha dhe Laureta Maqedonci.

Që pas bërjes publike të romancës së tyre, dyshja nuk kanë hezituar të bëjnë postime dedikuar njëri-tjetrit në rrjete sociale. Së fundmi ka qënë Laureta e cila ka bërë një dedikim për Robertin, teksa ka postuar një foto ku shihet dyshja duke drekuar.

“Kam nisur ta vesh me ngjyrë të kaltër që mos ta marrin mësysh,”-shkruan e dashura e këngëtarit.

Ju kujtojmë që ishte po Laureta e cila postoi foton e parë bashkë të çiftit të sapo konfirmuar në Instagram. Pas kësaj disa ditë më parë ato janë arratisur në Turqi, duke shijuar pushimet e para në çift.