Vrasja e Shinzo Abe/ Rama: Kështu ndodh kur të quajnë armik

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me atentatin që iu bë ish-kryeministrit japonez, Shinzo Abe.

Duke shprehu ngushëllime për vdekjen e ish-kryeministrit, i cli u qëllua sot me armë zjarri gjatë një fjalimi elektoral, Rama ka thënë se kështu ndodh kur të qujanë armik.

Rama: I tronditur dhe i pikëlluar nga vdekja e ish-kryeministrit Shinzo Abe. Ngushëllimet tona më të thella familjes së tij dhe popullit të Japonisë. Vrasja e tij nxjerr në pah se sa shumë tronditen themelet e demokracisë kur politikanët shihen si armiq për t’u shkatërruar dhe jo si kundërshtarë për t’u angazhuar!